
Lirjona Bajraktari. Foto: Nicholas Abbott/Facebook
Ushtarja e FSK-së e përzgjedhur për të ndjekur Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst
17.8.2023 - 22:16
Ushtarja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirjona Bajraktari, është përzgjedhur për të marrë pjesë në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst.
Kështu ka njoftuar ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, e edhe FSK në Facebook.
Abbott ka thënë se është e mrekullueshme të shohësh më të shkëlqyerit dhe më të përkushtuarit e FSK-së duke marrë pjesë në një nga institucionet ushtarake kryesore në botë në Britaninë e Madhe.