Ultimatumi i Sindikatës për zhbllokim të llogarive bankare të Telekomit

Sindikata e Telekomit të Kosovës i ka dhënë afat Qeverisë së Kosovës që deri të mërkurën të gjejë një zgjidhje për zhbllokimin e llogarive bankare të Telekomit të Kosovës.

“Në rast se nuk bëhet zhbllokimi i llogarive deri të mërkurën, datë 22.07.2020, nga e dita e enjte, datë 23 korrik do të futemi në protesta 24 orëshe të përgjithshme para Qeveris-Parlamentit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Telekomit dhe thuhet se ky është vendim i organeve drejtuese të FSP-PTK.

Sindikata ka njoftuar se këtë ultimatum ja kanë bo të njohur Kryetari i FSP-PTK Lamih Balaj edhe kryeministrit Avdullah Hoti, në takimin që kishin sot së bashku me ministri Blerim Kuqi, bordin e drejtoreve dhe UD i  kryeshefit Burbuqe Hana.

“Kryetari i shpalosi qëndrimet e Federatës dhe rekomandimet për Qeverinë e Kosovës qe sa me shpejt te behet ZHBLLOKIMI  i llogarive te Telekomit të Kosovës dhe mos te ketë pengesa ne operimin e punëve ditore, gjithashtu kemi kërkuar qe aksionari te merr përgjegjësin direkt sepse bordet te cilat i kanë miratuar  nënshkrimin e kontratave te dëmshme kanë qene  te emëruara nga Qeveria e Republikës se Kosovës dhe është përgjegjësi e Qeveris si aksionar i 100% ta mbroj pasurim shtetërorë ashtu edhe siç e parasheh Kushtetuta e Republikës se Kosovës”, thuhet në komunikatën e Sindikatës.