Ukraina zyrtare: 109 fëmijë të vdekur në luftën e Ukrainës

Të paktën 109 fëmijë kanë vdekur dhe më shumë se 130 fëmijë janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, sipas Lyudmyla Denisova nga komisioni i Ukrainës për të drejtat e njeriut.

Ky numë vdekjesh bazohet në hetimet dhe burimet paraprake mirëpo numri aktual i të vdekurve dhe të plagosurve është vështirë të përcaktohet, tha ajo.

Ka rreth 3,000 foshnja në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, shtoi ajo.

Sot, është dita e 23 e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.

Sulmi i Moskës ka nisur në orët e para të 24-shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës duke e dënuar sulmin dhe janë zotuar se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë./Euronews