Ukë Rugova i rikthehet LDK-së, mbështetë Vjosa Osmanin në odat e Gollakut

Në një ndejë në odën e Gollakut mbrëmë, Ukë Rugova bashkë me anëtarë të tjerë LDK-së, kanë kërkuar vota për kandidaten e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani.

Djali i ish-presidentit, Ibrahim Rugova vite më parë kishte bërë koalicion me Ramush Haradinaj, që tashmë është kundër kandidat i Vjosa Osmanit.

Por që ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zyrtarët e LDK-së kërkuan vota nga të pranishmit për kandidatën e tyre.

Kryetari i degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, Hazir Borovci në një video iu drejtohet të pranishmit që të votojnë për “më të mirët”, duke u siguruar që më e mira për vendin është udhëheqja e LDK-së.

“Kërkojë prej jush që ta bëni më të mirën e mundshme jo vetëm për LDK-në, por dicka edhe përtej LDK-së, për shkak të këto rrethanave të cilat jetojnë, zgjedhjet nuk janë vetëm për parti, por janë më shumë se sa për LDK-në dhe për çdo parti, por ato janë zgjedhje për një shtet të fortë dhe demokratik. Janë zgjedhje për më të mirë, dhe më të mirët janë LDK dhe ata që i prin LDK-së dhe ju që e përkrahni”, dëgjohet Borovci në një video të postuar në ‘Facebook’.

Më 26 gusht, Vjosa Osmani është përzgjedhur nga LDK-së si kandidate për kryeministre të Kosovës.Ndërkaq vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 6 tetor.

Kjo është video nga ndeja e cila është postuar nga faqja Oda e Gollakut në rrjetin social ‘Facebook’. 

Publiée par Oda e Gollakut sur Jeudi 29 août 2019