Ujësjellësi “Prishtina” fillon inspektimin e ujëmatësve

Sot, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP) përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka filluar inspektimin, leximin, dhe kontrollimin teknik te ujit në zonën e shërbimit në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë.

Për personat te cilët kanë shqetësime rreth faturimit, mosfunksionimit te ujëmatësit dhe kanalizimit  apo çfarëdo forme tjetër që ndërlidhet me ujëmatës, kompania ka njoftuar se nga sot do të jetë në terren për zgjidhjen e problemeve të kësaj natyre.

Njëkohësisht është kërkuar që të bëhet realizimi i pagesave për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, duke shfrytëzuar mundësinë siç është riprogramimi i borxheve të akumuluara me këste mujore 12-13 muaj.