Ish-presidenti i SHBA-së. Donald Trump

Trump edhe me një padi të re, e katërta me radhë

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është paditur lidhur me çështjen e përmbysjes së zgjedhjeve të vitit 2020 në shtetin e Georgia.  Prokurorët thonë se Trump dhe të tjerët “u bënë bashkë në një komplot për ta ndryshuar në mënyrë të paligjshme rezultatin” e zgjedhjeve.

Janë 19 të pandehur të përmendur në aktakuzën me 41 pika.  Përveç Trump, pjesë e padisë janë edhe avokatët e tij, John Eastman dhe Rudy Giuliani, si dhe ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows.  

Prokurori i Qarkut Fulton Fani Willis ka thënë se 19 të pandehurit kanë kohë deri në mesditë (sipas orës lokale) më 25 gusht, për t’u “dorëzuar vullnetarisht”.

Kjo është akuza e katërt me të cilën përballet Trump.  Ish-presidenti, i cili është kryesuesi aktual i republikanëve për zgjidhjet presidenciale të vitit 2024, është akuzuar tashmë në tri raste të veçanta këtë vit. Trump mohon çdo keqbërje dhe thotë se akuzat janë të motivuara politikisht./ CNN