Tri raste të falsifikimit të parasë raportohen në Polici gjatë 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Prizren dhe Vushtrri është raportuar për raste tw ndryshme tw falsifikimit të parasë.

Rastet janë raportuar në Policinë e Kosovës nga zyrtarë të bankave.

Në Prishtinë, më 29.05.2024, një zyrtare e një banke ka informuar se nga disa klientë janë deponuar disa kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Policia ka njoftuar se paratë janë sekuestruar, kurse rasti nën hetime.

Ndërsa, në Prizren një zyrtar i një banke ka informuar se nga disa klientë janë deponuar monedha të ndryshme që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Po ashtu, paratë janë sekuestruar, kurse rasti nën hetime.

Edhe në Vushtrri më 29.05.2024, një zyrtare e një banke, ka informuar se nga një klient janë deponuar një shumë të hollash që dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Monedhat janë sekuestruar, kurse rasti nën hetime”- ka njoftuar Policia.