Foto: Ilustrim

Tre të arrestuar në Pejë e Klinë për mos respektim të masave mbrojtëse ndaj COVID-19

Tre persona janë arrestuar në rajonin e Pejës, pasi që nuk kanë respektuar urdhëresën e Qeverisë për dispozitat shëndetësore gjatë pandemisë COVID-19.

Njëri nga rastet që është shënuar në Pejë, i dyshuari kishte hapur lokalin e tij dhe kishte shërbyer kafe për konsumatorët.

Inspektorët komunal kanë mbyllur lokalin, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Kurse rasti tjetër në Pejë, personi i dyshuar është arrestuar, pasi që nuk i ka nuk ka përfillur dispozitat shëndetësor gjatë epidemisë. Policia nuk ka dhënë detaje të sakta për veprimet e të dyshuarit/

Rasti i fundit në këtë rajon për mos respektim të dispozitave shëndetësor është në Klinë ku një person është arrestuar dhe është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.