Foto-ilustrim

Tre persona të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në Suharekë

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në Suharekë më 11.03.2024.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi, i cili tha se si pasojë e aksidentit lëndime kanë marrë tre persona.

“Sot me datë 11.03.2024, rreth orës 17:40 është raportuar për një aksident trafiku në hyrje të Suharekës. Në aksident janë përfshirë tre vetura. Përveç dëmeve materiale së paku tre persona kanë marr lëndime trupore”-ka thënë Bytyqi.