Trashëgimia e Merkel-it: Mretëresha e BE-së me kurorë të ndryshkët

 

“Mretëresha e Evropës” kishte qenë për njëkohë një prej nofkave të shumta të Angela Merkel-it. Tani që kancelarja e fuqishme gjermane ka vendosur t’ia kthejë shpinën politikës pas zgjedhjeve të këtij muaji, nuk jam edhe aq e sigurt që ky emërtim do t’i zgjasë, shkruan Katya Adler për BBC-në.

E vërtetë: Angela Merkel është, deri më tash, udhëheqësja për periudhën më të gjatë në krahasim me krerët e tjerë. Ajo ka marrë pjesë në rreth 100 samite evropiane, në të cilat jo rrallë herë është cilësuar si “e vetmja e rritur e pranishme”.

Gjithashtu e vërtetë: ajo e ndihmoni bashkësinë evropiane të navigojë përmes krizave të migimit, ato të euros, të virusit Covid-19 dhe, deri diku, edhe ato të krijuara nga BREXIT-i.

Por kjo është një përrallë e dy personazheve të Merkel-it.

Trashëgimia e saj evropiane, si ajo vendase gjermane, është e përzier. Kritikat që asaj i bëhen në shtëpinë e saj –që gjatë këtyre 16 vjetëve në krye të Gjermanisë ajo ishte një  Krisenmanagerin, një menaxhere e krizave që zakonisht ka pritur deri në momentin e fundit për të vepruar; një pragmatiste por pa vizion –mund gjithashtu të përdoren për dosjen e saj në skenën evropiane.

E të gjitha këto kanë vlerë një kohë të gjatë edhe pasi Angela Merkel të jetë larguar nga bota politike.

Menaxherja e krizave të Bashkimit Evropian

Merkel-i, pragmatistja, mund ta ketë ndihmuar BE-në në përballje me kriza të shumta ekzistenciale, mirëpo Merkel-i, jovizionarja, dyshohet se po e lë bashkësinë më të dobët dhe të pavendosur se që do të ishte në rast se ajo do ta kishte përdorur me më shumë vendosshmëri pozitën e saj jetëgjatë si lidere e kombit më të pasur dhe më me ndikim të BE-së.

Ta marrim krizën e eurozonës më 2015. Edhe Ministri kalimtar grek, nëse nuk e quajmë jetë shkurtër në politikë, i Financave, Yanis Varoufakis, pranon që Angela Merkel-i e shpëtoi euron duke e mbajtur shtetin e tij brenda përdorimit të kësaj banknote, pa i marrë parasysh luhatjet financiare të asaj kohe.

“Në fund të fundit, është e vertetë që ajo ishte përgjegjëse për ta mbajtur eurozonën në vend të vet, sepse në qoftë se Greqia do të kishte dale, nuk besoj se eurozona do të kishte qenë e njejtë”, më tha ai.

“Megjithatë kam shumë mospajtime serioze me politikat që ajo i ndoqi. Ajo kurrë nuk kishte një vizion për eurozonën. Kurrë nuk kishte një vizion se çfarë do të bënte me eurozonën pasi ta shpëtonte, dhe mënyra të cilën e përdori për ta shpëtuar ishte shumë ndarëse, brenda të dy vendeve, Gjermanisë dhe Greqisë”.

Yanis Varoufakis cilëson se politikat e ashpra që iu imponuan Greqisë ishin të bëra kryesisht të Gjermanisë.

Unë isha në Athinë duke raportuar teksa protestuesit shprehnin pakënaqësitë kundrejt Gjermanisë dhe BE-së nëpër rrugët e qytetit më 2015. Disa prej tyre mbanin pankarda të Anglea Merkel-it me mustaqe të stilit të Hitlerit, disa të tjerë ua vinin flakën flamurëve të BE-së.

Gjermania vjen e para?

Spanja dhe Italia ishin gjithashtu të detyruara t’u bëjnë ballë pakënaqësive të taksapaguesve ndaj politikave që atyre u dukeshin të padrejta dhe të tepërta, e që u ishin imponuar, sipas tyre, nga Angela Merkel-i.

Italia u transformua nga një anëtar që ishte krejtësisht euro-dashës, në një anëtar krejtësisht euro-skeptik.

Votuesit e inatosur më treguan se ishin të bindur që rregullat e eurozonës ishin ridizajnuar në favor të interesave gjermane, në një mënyrë që do të ndihmonte në përparimin e industrisë së eksportit. Ata thanë që nuk mund ta kuptonin qëllimin e benefiteve të të qenurit pjesë e një aleance të tillë evropiane, apo pjesë e një tregu të përbashkët, nëse anëtarët më të pasur si Gjermania nuk i ndihmonin më të dobëtit, ata që përballen me sfida.

Ata donin të dinin se ku ishin qytetarët gjermanë kur të tjerët kishin nevojë për ta.

Kjo hap rrugë për kritika të tjera kundrejt Merkel-it: doktrina e saj në Evropë ishte e tipit “Gjermania vjen e para”.

Aspak befasuese, mund të thoni. Së pari, sepse secili lider i zgjedhur i jep prioritet kombit të vet. Mirëpo, kur vjen puna te Gjermania, për të cilën ky rast është më unik, ndikon e kaluara e tyre naziste. Gjermanët dhe kancelarët e tyre janë gjithmonë të kujdesshëm kur probojnë të marrin rolin e liderit më të theksuar në rrethet ndërkombëtare pikërisht përshkak të së kaluarës.

Merkel-i, “ndryshuesja e lojës”

Pra, a është ky titull i “Mretëreshës së Evropës” i merituar?

Kancelaja Merkel intervenoi për ta shpëtuar eurozonën, por ajo gjithashtu e nxiti një ndarje të thellë mes veriut dhe jugut të BE-së. Kjo ishte një ndarje që u rishfaq gjatë krizave të refugjatëve dhe në fillimin e përhapjes së pandemisë me Covid, e që i la evropianët jugorë të ndiheshin të lënë anash, dhe të detyruar ta përballojnë vetëm valën e këtyre situatave emergjente.

Kjo zgjati deri atëherë kur thjesht nuk ishin më të ndarë. Kjo përsëri ndodhi falë Angela Merkel-it, edhe nëse ajo veproi më vonë se që duhej.

Kjo është arsyeja përse them se trashëgimia e saj në BE është e përzier.

Kriza e Covid-it, ndryshe prej krizës së euros para saj, e bindi Merkel-in që shtetet më të pasura, si Gjermania në këtë rast, gjithsesi i ndajën barrat dhe borgjet e shteteve më të varfëra të BE-së, në këtë rast shtetet të cilat i vuanin pasojat e ndikimit të pandemisë në ekonomitë e tyre.

Duke vepruar kështu, ajo tregoi një shembull të paparë në BE. Një pozicion kaq i vendosur, kaq i prerë, i një kancelari gjerman, sidomos nëse merren parasysh presionet dhe kritikat e vendasve tradicionalë për t’i balancuar veprimet me kujdes, ishte jo i zakonshëm.

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, ishte arkitekt kryesor i fondid të BE-së për  rimëkëmbje nga Covid-i, i cile i ishte propozuar liderëve evropianë nga Znj. Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ai ma përshkroi mua këtë veprim si një “ndërrim i lojës” për BE-në që u bë i mundur vetëm falë kurajos së Angela Merkel-it. “Ajo na tregoi se ajo mund të marrë vendime që shkojnë kundër mënyrës aktuale të të menduarit në Gjermani, dhe se mund të marrë vendime për integrim më të mirë dhe efiçiencë më të madhe për kontinentin evropian”.

  1. Le Maire beson se kancelarja Merkel e pa të ardhmen e Evropës si të rrezikuar nëse ajo nuk përfshihej.

Një tjetër këndvështrim është se përsëri Angela Merkel-i po vepronte më së shumti në interes të Gjermanisë. Ajo filloi të jetë më se e vetëdijshme që tregu i përbashkët i BE-së mund të shpërbëhej nëse Italia, Spanja, Franca ose të tjerët ishin duke u ngulfatur nga ndikimi i pandemisë në ekonomi.

Tregu është një nga fitimprurësit më të mëdhenj për bizneset gjermane. Ndaj edhe Angela Merkel-i, menaxherja e krizave, përvoli mëngët dhe mori hapa dramatikë e pragmatikë drejt veprimit. Ky hap pushtoi jo vetëm kryetitujt e gazetave por edhe historinë e Gjermanisë e më tej.

Trashëgimi e përzier

Qëllimi i këtij artikulli nuk është, sigurisht, që t’i gjuajë të gjitha të metat e BE-së në derën e Angela Merkel-it.

Mirëpo, kur vjen puna te trashëgimitë që i mbeten BE-së, ia vlen të shikohet, ashtu siç kanë bërë gazetarët gjermanë, mentori politik i Merkel-it, ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl.

Në Bruksel, ai shikohet si themeluesi i Bashkimit Evropian të kohëve moderne, siç e njohim ne. Ai e përkrahu idenë e euros, gjithashtu kundër opinionit të gjerë gjerman të asaj kohe. Arsyet e tij ishin politike më shumë se ekonomike. Helmut Kohl besoi se një valutë e përbashkët do t’i parandalonte luftërat e mundshme të së ardhmes mes fqinjëve evropianë.

Kohl gjithashtu loboi për ribashkim të Gjermanisë në krah të taksapaguesve të Gjermanisë perëndimore. Kështu ai i pruri shtetet e Evropës Qëndrore dhe Lindore shumë më afër BE-së, edhe nëse anëtarësimi akoma ishte larg për t’u parë.

Kurora evropiane e Angela Merkel-it nuk i ka edhe aq hije nëse fillon të krahasohet me figura të tjera. A ishte ajo figurë kyqe në BE gjatë kohëve të krizave? A ishte ajo zamka që e mbajti së bashku bandën? Po.

A ishte një arkitekte e një të ardhmeje të sigurt për BE-në? Me gjasë jo.

BE-ja pas Merkel-it

Kjo pozitë ishte dhe vazhdon të jetë synim i Emmanuel Macron-it të Francës.

Katër vjet më parë, në Paris, ai kërkoi që simfonia e 9-të e Beethoven-it, himni i Evropës, të luhej kur ai ta lajmëronte fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale. I quajtur zotri Evropa, ai kishte një plan ambicioz reformues për BE-në duke përfshirë këtu një pavarësi strategjike nga Shtetet e Bashkuara, mirëpo i duhej ndihma e Angela Merkel-it.

I duhej ndihmë për ta këndellur motorin franko-gjerman të Everopës, dhe ndihmë për t’i investuar paratë e taksapaguesve gjermanë në realizimin e planit të tij për BE-në e shekullit të 21-të. Kjo nuk ishte ideja më e popullarizuar në atë kohë, sic e dinte mirë edhe Merkel-i.

Përpjekjet e saj të vazhdueshme dhe taktikat e ngecura ndër vite deri sa kaloi krijimi i fondit të rimëkëmbjes nga Covid-19, kishin ndikuar që ajo të thirrej Chancellor of Nein (kancelarja e kurrçkaje) nga populli.

Berlini, sic mësova unë, ka nofkën e vet të vecantë për administratën e presidentit Francz, Scattergun. Me sa duket, kjo vjen si rrjedhojë e ideve të ndryshme të cilat i propozojnë për Evropën: prej formimit të forcës së saj të sigurisë, te propozimet për ambientin, te një ethos i ri për tregti brenda BE-së e deri te konsolidimi i valutës euro.

Kushdo të jetë kancelari i ri gjerman pas zgjedhjeve të këtij muaji (dhe ta përmednim që gara është më se e shpërndarë), ai ose ajo nuk do ta ketë përvojën dhe ndikimin që Angela Merkel e ka krijuar në Bruksel gjatë viteve.

Emmanuel Macron e sheh zbrazëtirën e madhe që Merkel-i po e lë në krye të tavolinave të BE-së, dhe po shpreson se ai do të mund ta mbushë. Nëse arrin ta bëjë këtë, bashkësia do të përballet me disa ndryshime masive. Burri i kurorëzuar në Francë si Perandori i Pallatit Élysée do ta pëlqente shumë kurorën e mbretit të Evropës.

Sidoqoftë, njëherë i duhet t’i fitojë zgjedhjet presidenciale të prillit. Edhe kjo nuk është gjë e vogël.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

Përkthyer nga Vesa Ferizi