Trajtimi i krimeve të luftës në Kosovë - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet emisoni për krimet e luftës në Kosovë.

Deri ku kemi arritur me dokumentim të krimeve të luftës në Kosovë?

A duhet Kosova të themelojë prokurori speciale për krimet e luftës?

Pse ka dallim mes dënimeve të krimeve të luftës në Kosovë me ato nga Gjykata Speciale?

Për këtë temë diskutojnë Drita Hajdari, udhëheqëse e Departamentit për krime të luftës në Prokurorinë Speciale, Ilir Morina, prokuror special i ngarkuar me hetimet për masakrën e Reçakut, Amer Alija, mbikëqyrës në projektin për krime të luftës në Fondin për të Drejtën Humanitare dhe Kreshnik Gashi, redaktor në KALLXO.com.