Ilustrim

Tragjedi në Terstenik: Mërgimtari nga Sllovenia vdes pasi shtypet nga makina

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Terstenik të Drenasit, ku një person mbeti i vdekur.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, ku në aksident janë përfshirë një këmbësor dhe një veturë.

Sipas policisë, aksdienti ka ndodhur kur vozitësi i automjetit nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, shtetas i Sllovenisë.

Si pasojë e këtij aksidneti, këmbësori ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa vozitësi është dërguar në mbajtje.

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për aksidentin në Terstenik.

Aksident i rëndë: Vdes një person