Tony Blair pritet në takim nga kryeparlamentari Glauk Konjufca

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë kohës së luftës në Kosovë, Tony Blair është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe nënkryetarët e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Enver Hoxhaj, Kujtim Shala dhe Bahrim Shabani.

Takimi është mbajtur i mbyllur për media.

Vizita e Blair po ndodh më 10.06.2024, në prag të shënimit të 25- vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Blair është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani, ndërsa më vonë pritet të takohet dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Blair u është adresuar edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu Blair, në kuadër të kësaj vizite do të pritet në takim edhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ish-kryeministrit britanik do t’i ndahet “Çelësi i qytetit” nga kryetari Rama.