Tiranë - Berisha dhe mbështetësit e tij bllokuan sallën, shtyhet seanca, largohen socialistët

Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Shqipërisë është shtyrë për një ditë tjetër, pasi salla u bllokua dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Deputetë socialistë u larguan nga salla, ndërkohë që Berisha vazhdon të qëndrojë live në faqen e tij në “Facebook”, ku u tha ndjekësve se sot “deputetët e opozitës fillojnë sot qëndresën e  tyre permanente”.

Pas vendimit për shtyrjen e seancës plenare, në Kuvend u fikën dritat. Por demokratët vazhduan të qëndronin në sallë dhe përdorën rrjetet sociale për të komunikuar me ndjekësit.

Salianji vazhdoi të fliste live në “Facebook”, duke theksuar se Kuvendi “nuk ka për të pasur normalitet përderisa ky institucion nuk po sillet si i tillë, por po sillet si vasal i Edi Ramës”.

“Siç e keni parë në javët e fundit, parlamenti nuk ekziston. PS ka kryer terrorizëm parlamentar. Rama i ka përdorur institucionet dhe parlamentin sikur t’i ketë pronë të vetën. Në këtë republikë nuk ekziston më as Kushtetutë, as ligje, por ekziston vetëm fjala e Edi Ramës që është kthyer në ligj. Për këtë arsye, opozita është e detyruar që t’i japë përgjigjen e merituar kësaj qeverie”.

Në seancën e kaluar, PS u vetëdemaskua kur rrëzoi tri komisionet hetimore të kërkuara nga më shumë se 43 deputetë të opozitës. Kërkimi i komisioneve parlamentare është instrument i domosdoshëm i opozitës për të hetuar qeverinë. Rrëzuan komisionin hetimor për TIMS, për shkak se janë të përfshirë deri në fyt”.

Opozita zmbraps pushtetin, shkroi deputetja Sorina Koti në një reagim në rrjetet sociale.

“Parlamenti është i qytetarëve, i demokracisë dhe fjalës së lirë!!! Ne jemi këtu, ata ikën”.

Edhe deputetja Lindita Metaliaj foli për një betejë të gjatë deri në “rikthimin e normalitetit në Kuvend”.

“Parlamenti i turpit nuk mund të futet në shinat e normalitetit pa u respektuar Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë! Deputetët e Partisë Demokratike nga sot filluan betejën me mazhorancës nga Parlamenti! Parlamenti është i qytetarëve shqiptarë”./Top Channel.