Tim Judah - Foto: RTK

Tim Judah i pyet Hotin e Vuçiqin: A u puthët e përqafuat në Shtëpinë e Bardhë?

Gazetari the korrespodenti i ‘The Economist’ Tim Judah, ka ironizuar me deklarimet e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili gjatë një tubimi elektoral deklaroi se Administrata e udhëhequr nga ai ka arritur të bëjë bashkë Kosovën dhe Serbinë në Zyrën Ovale pas “400 vjet luftime”.

“Krejt papritur, dy muaj më parë, ata ishin në Zyrën Ovale, duke u përqafuar, të dy kryeministrat – duke u përqafuar dhe puthur”, deklaroi kandidati republikan për President të ShBA-së.

 

Pas këtyre deklarimeve, Tim Judah ka pyetur kryeministrin kosovar dhe presidentin serb se a ishin puthur pas nënshkrimit të marrëveshjës më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

“Përshëndetje Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuçiq. Thjesht po pyesja nëse mund të konfirmonit se u përqafuat dhe puthët me njëri-tjetrin në Zyrën Ovale? Ndonjë foto ndoshta? Do të ishte një imazh i shkëlqyeshëm i pajtimit dhe integrimit rajonal, prandaj duhet parë gjerësisht. Faleminderit”, ka shkruar Judah në Twitter.

Trump: Kosova dhe Serbia nga “luftimet për 400 vjet” kaluan për 20 minuta në “përqafim dhe puthje”

 

www.kallxo.com