Presidenti i zgjedhur i ShBA, Donald Trump. Foto: Facebook

Trump: Kosova dhe Serbia nga "luftimet për 400 vjet" kaluan për 20 minuta në "përqafim dhe puthje"

Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një fjalimi të fushatës zgjedhor në Omaha të Nebraskas përsëri ka përmendur që Administrata e udhëhequr nga ai ka arritur të bëj bashkë Kosovën dhe Serbinë në Zyrën Ovale pas “400 vjet luftime”.

“E dini, unë u nominova për tre çmime Nobel për Paqe. Mund t’a besoni? Dhe, të gjitha nominimet për rajone të ndryshme, si Kosova dhe Serbia që po bënin marrëveshje, e dini, marrëveshje tregtare, normalisht, po bënin marrëveshje tregtare”, ka deklaruar Trump para qindra njerëzve në Omaha.

Kosova dhe Serbia më 20 shtator kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Zgjedhjet presidenciale në ShBA do të zhvillohen më 3 nëntor.

Më poshtë gjeni fjalimin e Trump për Kosovën gjatë fushatës në Omaha, Nebraska:

E dini, unë u nominova për tre çmime Nobel për Paqe. Mund t’a besoni? Dhe, të gjitha nominimet për rajone të ndryshme, si Kosova dhe Serbia që po bënin marrëveshje, e dini, marrëveshje tregtare, normalisht, po bënin marrëveshje tregtare.

Unë thashë: “Prit një minut, a nuk janë gjithmonë duke luftuar me njëri-tjetrin?” Po. “A nuk janë ata gjithmonë duke vrarë njëri-tjetrin?” Po. Për shumë dekada, zotëri. Nga e dinit? Unë i thashë, “Unë e di që ata po vrasin, po, ata luftojnë njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Thuaju atyre se ne nuk do të bëjmë ndonjë biznes me ta. Ata e duan biznesin tonë, apo jo?

Dhe, ne nuk do të bëjmë ndonjë biznes, nëse nuk bëjmë një marrëveshje kur ata ndalojnë së vrari njëri-tjetrin. “E dini çfarë? U deshën rreth 20 minuta. Ata kanë luftuar për 40 vjet. Unë mendoj se ata kanë qenë duke luftuar për 400 vjet, ju doni të dini të vërtetën, por ata kanë luftuar për një kohë të gjatë. Ata duan të bëjnë një marrëveshje.

Krejt papritur, dy muaj më parë, ata ishin në Zyrën Ovale, duke u përqafuar, të dy kryeministrat – duke u përqafuar dhe puthur. Kjo ishte e lehtë, Joe, apo jo? Kjo ishte e lehtë. Thjesht ka kuptim. Unë thjesht thashë, “Hej, pse nuk i mbledhim së bashku? Unë thashë, ne do të bëjmë këto dy marrëveshje. Thuaju atyre që të ndalojnë luftimet, dhe ne shpëtojmë shumë jetë.