Ilustrim

Theret një person në Prishtinë, Policia arreston tre të dyshuar

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kanë lënduar me një mjet të mprehtë një person në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetit.

“Sot rreth orës 13:30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person” – ka thënë Ahmeti.

Tutje ajo tha se i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor përderisa është nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.