Isa Mustafa dhe Hashim Thaci pas arritjes se marreveshjes per koalicion

Thaçi i uron shërim nga COVID-19, Isa Mustafës

Presidenti Hashim Thaçi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar që kreu i LDK-së, Isa Mustafa të tejkaloj sfidën me lehtësi nga coronavirus.

“Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish kryeministrit Isa Mustafa i uroj shërim të shpejtë me rastin e daljes pozitiv me virusin Covid-19. Besoj që nën kujdesin personal dhe mjekësor z. Isa Mustafa do ta tejkalojë me lehtësi këtë sfidë”, ka shkruar Thaci në Facebook.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVId-19, pas testimit të tij.