Hashim Thaçi dhe Recep Tayyip Erdogan - Foto: Hashim Thaçi/Facebook

Thaçi flet për takimin që pati me Erdoganin

Pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se kanë pasur një bisedë produktive për të gjitha çështjet me interes të përbashkët.

“Mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, si dhe për bisedën produktive për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale dhe globale”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Presidenti Thaçi ka thënë se Turqia është një partnere strategjike, e cila ka mbështetur forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Përveç Thaçit, në takim me presidentin Erdogan ka qenë edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Fotografi të takimit mes liderëve kosovarë dhe presidentit turk në pallatin Vahdettin, janë publikuar nga Presidenca turke.

Ky takim vjen, pak javë pasi Turqia kishte dalë kundër vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Washington.

“Është zhgënjyese që një hap i tillë, i cilido të paraqiste shkelje të qartë të të drejtës ndërkombëtare, merret qoftë edhe në konsideratë nga autoritetet e Kosovës”, thuhej në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.