Foto: Presidenca turke/Twitter

Erdogan pret Thaçin dhe Pacollin në Stamboll

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, sot janë pritur në takim nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Fotografi të këtij takimi janë publikuar nga Presidenca turke.

“Presidenti Recep Tayyip Erdogan u takua me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në pallatin Vahdettin në Stamboll”, thuhet në përshkrimin e fotografive të takimin të publikuara në Twitter.

Nga ana tjetër, Naim Murseli, këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka publikuar një fotografi të takimit të Thaçit, Pacollit me presidentin Erdogan.

“Sot për mëngjes presidenti Erdogan, Thaçi dhe Pacolli u takuan në rezidencën Vahdettin në Stamboll”, ka shkruar Murseli në Facebook.

Ky takim vjen, pak javë pasi Turqia kishte dalë kundër vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Washington.

“Është zhgënjyese që një hap i tillë, i cilido të paraqiste shkelje të qartë të të drejtës ndërkombëtare, merret qoftë edhe në konsideratë nga autoritetet e Kosovës”, thuhej në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.