Ilustrim
Tevide Imeri zgjidhet kryetare e Federatës Sindikale të Shëndetësisë
29.4.2022 - 16:46
Tevide Imeri është zgjedhur kryetare e Federatës Sindikale të Shëndetësisë.
Përzgjedhja e Imerit është bërë në Kongresin e IV-të Zgjedhor të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me 111 vota për.
Nënkryetar i Federatës është zgjedhur Bajram Kryeziu dhe Blerim Delija kurse kryetar i Këshillit Drejtues, Naim Sahiti.
Deri më sot kjo Federatë është udhëhequr nga Blerim Syla.