Tetë vjet burg të akuzuarve për grabitje dhe mashtrim

Gjykata në Ferizaj i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar të akuzuarin  për grabitje  F.B dhe të akuzuarin A.B. për mashtrim.

Të pandehurit F.B. iu shqiptua dënimi me katër vjet burg dhe dënim me gjobë në shumë prej 900 euro.

Kurse të akuzuarin  A.B., gjykata e ka dënuar  me dënim unik burgimi prej katër vjet e gjashtë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 900 euro.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit F.B dhe A.B.  më 12 dhjetor 2020, në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik,  me dashje dhe me përgatitje paraprake, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, kanë kryer grabitje në dëm të dëmtuarit A.B.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit e kanë kryer veprën penale në atë mënyrë që me përdorimin e armës dhe kanosjes serioze  ndaj të dëmtuarit A.B., i pandehuri A.B me tu takuar me të njëjtin, ia merr telefonin e markës “Iphone 11 pro max”, në vlerë prej 815 € kinse për ta shikuar, e të cilin telefon e kishte porositur paraprakisht , ndërsa më pas i thotë të pandehurit F.B jepja të hollat, dhe me atë rast i akuzuari F. nxjerr një revole, të cilën ia drejton të dëmtuarit duke ia afruar tek pjesa e anës së majtë të trupit, përkatësisht të adbomenit, ashtu që nën kërcënimin e armës përveç telefonit ia merr të dëmtuarit edhe shumën e të hollave prej 107 €.

I akuzuari A.B., gjithashtu akuzohet se më 10 dhjetor 2020, me anë të paraqitjes së rreme, e mashtron të dëmtuarin A.Z., në atë mënyrë që i njëjti përmes rrjetit social Instagram në emër të pa njohur porosit nga i dëmtuari një telefon të markës “Iphone 11 pro max” vlerë prej 815 € , duke iu prezantuar rrejshëm me ç ‘ rast i jep adresën e dërgesës në emër të L.A.