Foto: Ministria e Shëndetësisë

Testet e dhuruara sot nga Gjermania, të negociuara në kohën e Arben Vitisë

Gjermania i ka dhuruar 6 mijë teste për coronavirus Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Held, tha se ky donacion është bërë si rezultat i shkëmbimit midis Ministrit të Shëndetësisë në Gjermani Jens Spahn dhe ish – Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia.

Sipas njoftimit të Ambasadës Gjermane, testet janë prodhuar nga Kompania gjermane “Thermo Fischer” dhe i plotësojnë të gjitha kërkesat e laboratorëve kompetentë në Kosovë.

Në këtë dorëzim- pranim ishin të pranishëm Ministri i tanishëm i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani

Ambasadori Heldt dhe Ministri Zemaj apelojnë tek qytetarët që të respektohen masat kundër coronvirusit.

Shteti gjerman nuk i njeh testet e Kosovës, të gjithë personat të cilët udhëtojnë nga Kosova për në Gjermani do t’i nënshtrohen edhe një herë testit për COVID-19.