Tërnava edhe një mandat si Myfti i Kosovës
Bashkësia Islame e Kosovës njofton se Trupi Zgjedhor i BIK-ut , sot ka zgjedhur Naim Tërnavën, kryetar të Bashkësisë Islame – Myfti, edhe për një mandat.
“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava u zgjodh me aklamacion për mandatin e ri në krye të këtij institucionit nga Trupi Zgjedhor, i cili përbëhet nga anëtarët e Kuvendit, anëtarët e Kryesisë dhe udhëheqësit e institucioneve të BI-së”- thuhet në njoftim.
Në fjalën e tij, sipas komunikatës, Myftiu Tërnava falënderoi të gjithë për besimin e dhënë dhe për mbështetjen e ofruar në mandatet e kaluara, teksa tha se prioritet në mandatin e ri është edukimi, arsimimi, avancimi dhe fisnikërimi i qytetarëve.
“Ndër prioritetet kryesore është edukimi, arsimimi, avancimi dhe fisnikërimi i popullatës sonë për dynja e ahiret, ngritja, zhvillimi dhe avancimi e standardizimi i institucioneve e forumeve tona, në funksion të kërkesave të kohës për të organizuar, përgatitur e mbështetur besimtarët tanë anekënd vendit”- ka thënë Tërrnava.
Tërnava ka propozuar dhe më pas u miratuan nga Trupi Zgjedhor tetë anëtarët e Kryesisë:
Burhan Hashani – Prishtinë
Shkëlze Hoxha – Mitrovicë
Musli Arifaj – Pejë
Valon Myrta – Gjakovë
Orhan Bislimaj – Prizren
Sevdair Haxhiu – Feriaj
Agim Hyseni – Gjilan
Sylejman Fejzullahu – Kosovë Lindore.