‘Termokos’ i gatshëm për fillimin e sezonit të ngrohjes

Ngrohtorja e qytetit “Termokos” është e gatshme që të nisë sezonin e ngrohjes, i cili pritet të fillojë më 15 tetor.

Zyrtarë të kësaj kompanie i thanë Radio Kosovës se gjithçka është gati dhe premtojnë se cilësia e ngrohjes do të jetë shumë e mirë për të gjithë ata që janë të kyçur në rrjetin e ngrohjes.

“I kemi bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë të sezonit të ngrohjes dhe shpresoj se furnizimi do të jetë cilësor”. Kështu tha për Radio Kosovën zëdhënësja e “Termokosit”, Afërdita Uka.

“Ndërmarrja publike “Termokos” është përgatitur dhe ka zhvilluar të gjitha punimet e nevojshme në terren, që të jemi të gatshëm për të filluar sezonin ngrohës ashtu siç e parasheh ligji me 15 tetor.

“Të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që ky sezon të fillojë pa vonesa dhe të kemi një ngrohje sa më cilësore për të gjithë konsumatorët tanë”, tha Uka.

Qytetarët prishtinas u shprehën të kënaqur me shërbimet që i ofron ngrohtorja “Termokos”. Ata thanë se edhe çmimet janë të arsyeshme.

Në kuadër të zgjerimit të rrjetit të “Termokosit” këtë vit si lagje e re e cila do të kyçet ne rrjetin e ngrohjes është lagjja Kalabria në kryeqytet. Punimet për kyçjen e kësaj lagjeje kanë nisur që në muajin maj./RTK