Varroset shoferi i autobusit në Gllogjan

Qindra njerëz janë mbledhur në varrimin e shoferit të autobusit i cili vdiq nga sulmi me armë zjarri që u bë para dy ditë në Gllogjan të Deçanit.

Në ceremoninë e varrimit është parë numër i madh i pjesëmarrësve.

Sot në orën 14:00 do të bëhet varrimi i vajzës dhe djalit 17-vjeç që u vranë me armë zjarri në autobus teksa po ktheheshin nga shkolla.

Deri tani nuk dihen akoma se kush mund ta ketë kryer këtë sulm. /rtklive.com