Policia e Kosovës. Ilustrimi: Kallxo.com

Tenton ta sulmojë një person, i dyshuari dërgohet në spitalin psikiatrik

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme për veprën penale kanosje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Katerina Josipi” në Prishtinë.

Ankuesi ka raportuar në polici se i dyshuari ka tentuar të sulmojë djalin e ankuesit.

I dyshuari është dërguar në spitalin psikiatrik për të marrë tretman mjekësor ndërsa më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit.

Rasti është iniciuar si kanosje.