
Ilustrim
Tentohet të vritet një person në Gjilan, i dyshuari në kërkim policor
30.1.2023 - 13:58
Një vrasje në tentativë dyshohet të ketë ndodhur ndaj dy personave në orët e para të ditës së djeshme në Gjilan.
Ngjarja që dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 02:35, ka bërë që dy persona, viktima në këtë rast, të pësojnë lëndime trupore.
Lëndimet i morën pas një sulmi fizik me thikë që dyshohet të ketë ardhur nga i dyshuari, i cili gjendet në kërkim policor.
Situata deri tek sulmi dyshohet të ketë ardhur si pasoje e një mosmarrëveshje, ndërsa të lënduarit njoftohet të kenë pranuar edhe tretman mjekësor.
I gjithë rasti është nën procedurën hetimore të Policisë së Kosovës.