Foto: Ilustrim

Tentim vrasje në Obiliq, konfiskohen 5 gëzhoja

Një person dyshohet se ka shtënë pesë herë me armë zjarri ndaj një qytetari. Rasti në Polici, është lajmëruar nga viktima, ndërsa me të dal në vendngjarje Policia ka gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja.

‘’Viktima mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja’’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti ka ndodhur ditën e djeshme dhe vazhdon të hetohet nga njësitë policore.