Moti, Foto: KALLXO.com

Temperatura të larta gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot të nxehtë gjatë ditës së sotme, e shtunë 22.06.2024.

Temperaturat minimale do të sillen nga 17 dhe 20 gradë celsius ndërsa ato maksimale nga 31 gradë deri në 36 gradë celsius.

Do të fryjë erë  nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s, njofton IHK.

Sipas këtij institucioni, nga java e ardhshme pritet të zbresin temperaturat në vendin tonë.

Tabela: IHK