Të shtëna armësh në Shtërpcë, arrestohet një 50-vjecar

Një 50-vjeçar cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri është arrestuar në fshatin Gotovushë të Shtërpcës të martën.

Rasti sipas policisë ka ndodhur dje rreth orës 01:15.

Tutje thuhet se policët kanë arritur që të arrestojnë në vendin e ngjarjes të dyshuarin në gjendje të dehur M.R.,i cili kishte shtënë disa herë më armë zjarri.

Policia bën të ditur se është konfiskuar një armë zjarri automatike dhe sasi e municionit.

“Është konfiskuar një armë zjarri automatike dhe sasi e municionit, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje ‘’, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas Policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë.