Të hënën prej orës 10:00 mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Të hënën, më 22 mars, do të mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar Arbrie Nagavci, anëtare e Kryesisë së legjislaturës së kaluar, ka thënë se të gjithë në Kryesi të Kuvendit janë pajtuar.

“Në mbledhje të Kryesisë kishim përgatitje për seancën konstituive të legjislaturës së tetë. U vendos që seanca konstituive të mbahet me datë 22 mars e hënë, nuk pati kundërshtime dhe seanca do të mbahet në ora 10:00”, tha para mediave të martën Arbrie Nagavci.