Nënkryetarja e VV-së për postin e presidentit: E dinë që me ne s’mund të bëjnë pazare

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe partisë, Lëvizja Vetëvendosje, Arbrie Nagavci ka thënë se zgjedhja e presidentit të vendit nuk mund të bëhet pa përfshirjen e partisë më të madhe në vend.

Ajo, në Facebook, komentoi edhe deklarimet e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, rreth vijave të kuqe kundrejtë PDK-së.

“Kryetari i LDK-së, zt. Mustafa paska deklaruar që për postin e Presidentit duhet të flas me LV! ose PDK-në, sepse pa njërën nga këto parti s’mund të zgjedhet Presidenti. Ndërkohë ka thënë se duhet të hiqen vijat e kuqe për PDK, duke treguar se kah po shkojnë si parti. Mirë që edhe deklarativisht i kanë hequr vijat e kuqe, më e qartë për ndokënd që eventualisht akoma ka besuar në krerët e LDK-së”, tha ajo.

Nagavci tha se, pa partinë e Albin Kurtit nuk mund të zgjidhet presidenti i Kosovës. E sipas saj, edhe LDK e, edhe PDK e dinë që me VV-në s’mund të bënë pazare

“E vërteta është jo pa njërën nga këto parti, por vetëm pa VETËVENDOSJE! s’mund të zgjedhet Presidenti/ Presidentja dhe këtë e dinë mirë, ashtu sikurse e dinë që me LV! s’mund të bëjnë pazare. #Zgjedhje”, ka shkruar ajo.

Sot gjatë ditës, kreu i LDK-së, Mustafa, foli për hapjen e rrugës së bashkëpunimit ndërmjet partisë së tij dhe PDK-së.

Vijat e kuqe ndaj PDK-së, Mustafa thotë se Këshilli i Përgjithshëm vendos për bashkëpunim me partinë e Kadri Veselit

www.kallxo.com