Arbërie Nagavci - LVV

Deputetët e VV-së e dërgojnë presidentin Thaçi në Gjykatë Kushtetuese

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbrie Nagavci tha se kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë e cila vlerëson thirrjet e presidentit Thaçi për moszbatim të masave të qeverisë së Kosovës të ndërmarra ndaj virusit Covid-19.

“Sapo dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e vlerësimit kushtetutshmërisë së veprimit të presidentit më datë 23 mars, në konferencën e tij, në orët e vona të mbrëmjes bëri thirrje për rezistencë qytetare, për mos zbatim të vendimit të qeverisë së Kosovës”, tha të martën para gazetarëve Arbrie Nagavci.

“Nuk është hera e parë që presidenti që bën këso thirrje për mosrespektim të Kushtetues, ai këtë herë bëri një shkeljeje nxiti qytetarët për mosrespektim të aktit më të lartë juridik”, deklaroi ajo.

 

LIVE nga Gjykata Kushtetuese

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 31 mars 2020

Qeveria e Kosovës më 23 mars mori masat e para ndaj COVID-19 të cilat parashihnin ndalimin e qarkullimit të qytetareve dhe automjeteve.

Ndaj këtyre masave kishte reaguar presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Ai kishte bërë thirrje që mos të zbatohen ato masa nga zyrtarët policorë dhe qytetarët e vendit.

 

Presidenti Hashim Thaçi në konferencë

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 23 mars 2020

www.kallxo.com