Ilustrim:Taksi - Foto: KALLXO.com

Taksistit i grabiten dy telefona e mbi 80 euro në Sopijë të Suharekës

Një taksist në fshatin Sopijë të Suharekës mbrëmë ka rënë pre e grabitjes.

Sipas raportimit të tij, dy persona të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 87 euro dhe dy telefona.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.

Policia nuk ka raportuar për identifikim apo arrestim të të dyshuarve.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:05.