Foto: Ilustrim

Vrasje në Tentativë në Sopijë

Në raportin e saj të përditshëm, Policia njofton se pas marrjes së informacioneve për të shtëna me armë zjarri, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku nga dëshmitarët ka kuptuar se bëhet fjalë për vrasje  në tentativë.

“Si pasojë e përdorimit të armës është plagosur një person i cili është dërguar për tretman mjekësor në Suharekë. Nuk dihet motivi i rastit”, thuhet në raportin policor.

Njëri nga të dyshuarit ka dorëzuar armën pistoletë, një karikator dhe shtatë fishekë.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit të njëjtit me urdhër te prokurorit dërgohen në mbajtje.