Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tahiri: Qeveria po e shet një deklaratë politike si program qeverisës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se dokumenti i prezantuar nga kryeministri Albin Kurti është një deklaratë politike të cilin Kurti po e shet si program qeverisës.

“Qeveria flet me hamendje për synimet anti-COVID siç bënë edhe për rritje ekonomike. I gjithë programi nuk ka referencë të mbulueshmërisë financiare. Nëse e bëjmë vështrimin te ekonomia, kemi përshkrim narrativ me dy faqe. S’ka plan si mi mbështetë bizneset. S’keni asnjë masë se si me ndihmu këtë shoqëri. Pika e fundit që lidhet me politikën e jashtme, zoti kryeministër keni kujdes, shteti ka një histori si ka ardhur deri te liria”, tha Tahiri duke kërkuar nga qeveria të krijoj partneritet me ShBA. Keni me shku në Bruksel nuk na keni nda asnjë letër për qëndrimin e Albin Kurtit për këtë temë”, tha ai.

Deputetet e Kuvendit te Kosovës janë duke e mbajtur seancën e jashtëzakonshme me pikën e rendit të ditës Prezantimin e Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025.