
Tahiri me aktivitet simbolik në Kuvend, vendosë pankarta me mbishkrimin 'Ku është ligji i pagave'
Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në fillim të seancës është parë duke i vendosur disa pankarta me mbishkrimin “Ku është ligji i pagave” tek foltorja e Kuvendit dhe ulëset e disa ministrave.
Tahiri ka thënë se ky është një aktivitet simbolik për një çëshjtje ë e ka ngritur për një kohë të gjatë.
“Ky është një aktvitet simbolik për një çështje që e kemi ngritë gjatë. Pyetja është shumë e thjeshtë, ku është ligji i pagave?”, ka thënë Tahiri.
Ai gjithashtu tha se ky proces ka filluar qysh në qeshor të vitit 2021 kur edhe kishte parashtruar pyetje lidhur me ligjin e pagave.
“Ky është një proces ka fillu kur kam bërë pyetje parlamentare më 14 qershor. Kemi thirrë debat parlamentar dhe e kemi miratu një rezolutë”, shtoi Tahiri.
Tahiri po ashtu të njëjtat pankarta i ka shrëndarë edhe tek ulëset e Lëvizjes Vetëvendosje.