Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë vizitës së vendit ku është vrarë polici Enver Zymberi. Foto: Xhelal Sveçla, Facebook

Sveçla publikon pamje nga vendi ku është vrarë Enver Zymberi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikua një video gjatë vizitës së vendit ku është vrarë polici Enver Zymberi.

Polici Enver Zymberi është vrarë më 26 korrik 2011, nga pjesëtarë të strukturave paralele serbe, gjatë një aksioni të Policisë në veri të Kosovës.

“Nga vizita e sotme së bashku me kolegët e Policisë së Kosovës, në vendin ku u vra nga strukturat kriminale serbe heroi Enver Zymberi, në Zubç të Zubin Potokut”, ka shkruar Sveçla.

Më poshtë mund të shihni videon:

Ministri Sveçla kujton policin Enver Zymberi në 11 vjetorin e vrasjes