Urgjenca, Deçan Foto: Antigonë Isufi/Kallxo.com

Sveçla për rastin në Deçan: Është iniciuar rast për vepër penale, po hetohen dy vdekje të dyshimta

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveça ka thënë në lidhje me dyshimet për helmim nga uji në Deçan, se Policia në koordinim me Prokurorinë ka iniciuar  rast për vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, dhe kanë janë hapur dy raste për vdekje të dyshimta.

“Qysh në momentin e parë, policia është koordinuar me prokurorinë, dhe ka incizuar rast për vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe kanë janë hapur dy raste për vdekje të dyshimta. Me kërkesën time, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Emergjencave ka ofruar ndihmë për Komunën e Deçanit. Gjendja në këtë komunë është e qetë, nuk ka probleme që lidhen me rendin”, tha ministri në mbledhjen e Qeverisë.

 

Kurse ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka folur për angazhimin e FSK-së në Deçan.

“FSK-ja ka dërguar një ekip për materie të rrezikshme, jo vetëm për ndotjen e ujit, tokës pro edhe ajrit. Kemi dërguar edhe një ekip për të ofruar ndihmë jo vetëm në qendër por edhe në fshatra. FSK-ja, është në gatishmëri për ti ndihmuar Deçanit”, tha ai.

Më shumë se 1,500 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas dyshimeve për helmim nga uji në Deçan.

Ende nuk dihen shkaktarët e saktë të këtij rasti.