Foto: KALLXO.com

Sveçla: I bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet sa ma parë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë ndonjë informacion lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjanë të bashkëpunojnë me institucionet relevante. Ndërsa, vrasësit i ka bërë ultimatum që të dorëzohet.

“Unë bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet sa ma parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij dhe qytetarët e Kosovë. E dim që ai që ndihmon vrasësin implikohet në vepër të rëndë kriminale nuk është vetëm për solidaritet. Kështu që sa më parë dorëzohet aq më mirë, për rrethin e tij dhe për Kosovën”, ka thënë Sveçla.

Gjatë një konference për media ministri Sveçla tha se të gjitha kapacitetet shtetërore janë në dispozicion të zbulimit të këtij rast.

Po ashtu sipas tij edhe Policia e Kosovës, është duke u koordinuar edhe me AKI që rasti të zbulohet siç tha ai “një orë e më herët”./21Media