Suspendohet zyrtari korrektues, nuk respektoi distancën dhe u shfaq live në Facebook

Një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës është suspenduar nga puna.

Shkak i këtij suspendimi, sipas sqarimit të SHKK-së, është një video e postuar në Facebook në të cilën shihet gardiani së bashku me disa persona të tjerë duke mos respektuar masat e distancës dhe në kundërshtim me orarin e lëvizjes.

“H. V me këtë veprim, ka treguar mungesë disipline duke rrezikuar institucionet korrektuese me përhapjen e pandemisë brenda tyre”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Gjithashtu SHKK ka njoftuar edhe se përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave, të cilat dalin nga plani operativ “Corovavirus”, dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë rrezikimin e institucioneve korrektuese me veprime të tilla.