Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Sulmoi fizikisht vëllain e mitur, arrestohet i dyshuari në Shtime

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për dhunë në familje.

I arrestuari dyshohet se më 23.06.2024 kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij të mitur.

Si pasojë e dhunës fizike, i mituri ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.