Sulmoi fizikisht një grua në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Në Vushtrri, një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga një burrë, pas një mosmarrëveshjeje verbale.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 20.06.2024, në orën 18:00.

Siç njofton Policia, pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Viktima, ndërkaq, pas trajtimit mjekësor është dërguar tek familja e saj.

Në raportin 24- orësh të Policisë thuhet se rasti është nën hetime.