Sulmohen punëtorët e KEDS-it në Skenderaj

KEDS ka njoftuar se sot gjatë ditës ka pranuar një informacion që dy punëtorë të kësaj kompanie deri sa ishin duke e kryer detyrën e tyre janë sulmuar nga ana e një konsumatori.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se punëtorët e sulmuar kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

“KEDS ka pranuar me shqetësim informatën se sot gjatë ditës, në Skenderaj, derisa ishin duke e kryer detyrën e tyre zyrtare, dy punëtorë fillimisht janë kërcënuar dhe më pas njëri prej tyre edhe është sulmuar nga një konsumator, me ç ‘rast ka pësuar lëndime trupore, ku pas marrjes së tretmanit mjekësor, është liruar për në shtëpi” thuhet në njoftimin e KEDS-it.

KEDS ka ftuar organet e drejtësisë ta trajtojnë me seriozitet të lartë këtë rast dhe të vihen para drejtësisë kryerësit e kësaj vepre.