Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Sulmohen fizikisht dy zyrtarë policorë në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Një burrë në Podujevë është arrestuar nën dyshimin se sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas policisë, viktimat kanë marrë trajtim mjekësorë, derisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në sheshin ‘Ali Ajeti’, të martën rreth orës 21:15.