FOTO: The Ryl Company

Storje suksesi: Frymëzimi nga çaji - refugjatët nga Kosova hapën biznesin e pijeve në SHBA

Pirja e çajit ka qenë një ritual i këndshëm i përditshmërisë për Blodin Ukellin, si edhe ilaç për të gjitha sëmundjet derisa ai u rrit në një familje refugjatësh kosovarë, raporton Forbes.

Si më i vogli prej tre fëmijëve, Ukella kujton se si familja e tij u largua nga shteti i tyre në fund të viteve të 90-ta dhe atyre iu dha një vend pa qira për të qëndruar në Cape May Court House, New York, përmes një programi refugjatësh. Kështu, çaji, së bashku me medikamente të tjera të krijuara në kushte shtëpie ka mbetur një traditë e ruajtur edhe sot e kësaj dite.

“Ky ishte fillimi i rrugëtimit të jetës ‘Ryl'” – tha ai.

“sepse ne ishim të tronditur kur pamë se si shumica e pijeve të çajit të konsumuara në SHBA janë të mbushura me sheqer të rafinuar ose përbërës artificialë, të cilët mund të kenë ndikime negative në shëndetin e njeriut” – deklaron ai.

Dekada më vonë, kur Ukella vendosi të formonte The Ryl Company pasi punoi si drejtues financash dhe strategjie në disa kompani të profilit të lartë të pijeve, duke përfshirë Bai Brands dhe OWYN, ai u zotua të sjellë përfitimet shëndetësore të çajit në një format të përshtatshëm për konsumatorin amerikan.

Duke debutuar me një linjë çaji të konservuar prej alumini që vjen në katër shije të ndryshme: çaj jeshil origjinal, çaj i zi pjeshke, çaj i zi me mjedër dhe çaj i zi me limon, Ryl nisi lansimin e tij në të gjithë verilindjen në Wegmans, Wakefern dhe dyqanet ‘Whole Foods’ në qytetin e Nju Jorkut, e ndjekur nga një prezantim mbarëkombëtar në Sprouts në mars.

Zëvendësimi i strategjisë “shkatërruese” 

Kompania ka kaluar një proces zhvillimi 9-mujor duke filluar në mars të vitit 2022, gjatë të cilit janë bërë 19 përsëritje të ndryshme dhe ka marrë një financim prej 6.7 milionë dollarësh të mbështetur nga një numër investitorësh strategjikë për të formuluar një produkt të gatshëm për treg, sipas Ukellit.

Çdo produkt i Ryl pa gluten, dhe jo me OMGJ jep 20 mg kafeinë, 30 mg l-teaninë dhe 200 mg polifenole në një kanaçe, ndërsa është i ëmbëlsuar me fruta dhe stevia tërësisht natyrale. Kjo formulë e lejon produktin të arrijë atë që ai përshkruan si një kombinim të rrallë të shijeve tradicionale të çajit të ëmbël të ftohtë dhe përfitimeve funksionale të çajit me filter.

“Qëllimi ynë kryesor është të ofrojmë transparencë përmes të cilës mund të bindim dhe sigurojmë konsumatorë besnikë” – shpjegoi Ukelli. “Teknologjia pronësore e polifenolit të Ryl është një proces hibrid që ne përdorim për të siguruar që doza e pritshme e polifenoleve të shpërndara në çdo kanaçe është e qëndrueshme. Ekipi ynë ka një proces të plotë, të brendshëm kualifikimi që ndihmon të sigurohemi që produktet tona të gatshme të përmbushin pritshmëritë e klientëve çdo herë.”

Polifenolet janë antioksidantë që ekzistojnë natyrshëm në fruta, perime dhe pije, sipas studimeve të ndryshme, dhe konsumimi afatgjatë i dietave të pasura me polifenole bimore mund të parandalojë trupin e njeriut nga zhvillimi i kancerit, diabetit dhe sëmundjeve të tjera.

Në vend që të marrë në mënyrë agresive aksione nga lojtarët e vjetër në treg, Ukelli shpreson se Ryl mund të sjellë vlerë të shtuar për audiencën dhe shitësit e saj.