Kancelarja gjermane, Angela Merkel - Foto: REL/Reuters

Merkel, gruaja më e fuqishme në botë për 8 vite me radhë

Listën e 100 femrave më të fuqishme në botë që e bënë revista “Forbes” këtë vit për të tetën herë me radhë është duke e kryesuar kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Lista e kësaj reviste, e cila është në vitin e saj të 15-të, përfshin gratë që konsiderohen si udhëheqëset më me ndikim në të gjithë globin sot.

Publikimi vë në dukje se ndërsa e ardhmja e Merkel mbetet e pasigurt, duke pasur parasysh faktin se ajo nuk do të kandidoj për rizgjedhje në vitin 2021, ndikimi që ajo ka pasur si udhëheqëse e partisë së saj, që nga viti 2000 dhe si kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005 ka qenë i padiskutueshëm.

Në vendin e dytë është kryeministrja britanike, Theresa May, e cila dy vitet e fundit është duke bërë përpjekjet e saj për të shpëtuar negociatat me BE-në në lidhje me Brexit.

Pas saj vjen Christine Lagarde, drejtoreshë e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Gjithashtu në top dhjetëshen është përfshirë edhe Melinda Gates, bashkëkryetare e Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, Susan Ëojcicki, CEO e YouTube dhe Ginni Rometty, CEO e IBM.

Ja lista e 10 grave më të fuqishme të Forbes në botë për 2018:

  1. Angela Merkel, kancelarë gjermane,
  2. Theresa May, kryeministrja e Britanisë,
  3. Christine Lagarde, drejtoreshë e FMN-së,
  4. Mary Barra, CEO e General Motors
  5. Abigail Johnson, drejtoreshë dhe CEO e Investimeve të Besnikërisë
  6. Melinda Gates, themeluese e fondacionit “Bill Gates” dhe gruaja e Bill Gates
  7. Susan Wojcicki, CEO e YouTube-s
  8. Ana Botin, kryetare ekzekutive e Grupit Santander
  9. Marillyn Heëson, CEO e Lockheed Martin
  10. Ginni Rometty, CEO e IBM