Spitali i Prizrenit dhe Ferizajt me më së shumti pacientë me oksigjenoterapi

Në spitalin e Prizrenit dhe të Ferizajt janë me oksigjenoterapi 38 pacientë, ndërsa duke marrur shifrat edhe të spitaleve tjera në vend janë 192 pacientë me O2.

Pas këtyre dy spitaleve numër të madhë të pacientëve me O2 ka Gjakova 32, Peja 29, Gjilani 28 dhe Mitrovica me 27 pacientë.

Sipas raportit të QKUK-së tre pacientë në Spitalin e Gjilanit janë me CPAP, dhe me nga dy pacientë me CPAP është Ferizaj, Gjakova dhe Prizreni.

Ndërsa, në Spitalin e Mitrovicës nën asistimin e respiratorëve janë pesë pacientë kështu duke bërë njërin nga spitalet me më së shumti pacientë me respiratorë, pasi Mitrovicës është Prizreni me katër pacientë me respirator dhe një në Spitalin e Gjilanit.

Në total janë 190 pacientë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa të pakonfirmuar janë 136 pacientë, dhe vetëm dy janë të konfirmuar negative me coronavirus.

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 239 raste të reja me coronavirus, 102 rezultojnë të shëruar ndërsa shtatë të tjerë kanë humbur betejen me SARS- CoV-2.