Spitali i Mitrovicës - Arkiv

Spitali i Mitrovicës me mungesë të mjekëve e probleme të infrastrukturës

Në Mitrovicë rreth 30% e shërbimeve që duhet ofruar në Spitalin e qytetit aktualisht janë të shpërndara nëpër objekte tjera ndihmëse. Kjo sipas drejtorit të këtij Spitali Enis Istrefi, është një nga problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e regjionit të Mitrovicës.

“Problemin më të madhë spitali i Mitrovicës e ka me infrastrukturë, se është spital i ri edhe është në tranzicion. 30% e spitalit janë jashtë objektit tonë, tash edhe më kërku staf nuk ki hapësirë, reparti i ortopedisë është në kuadër të repartit të kirurgjisë dhe ky është problemi numër një”, u shpreh Istrefi.

Enis Istrefi, drejtor i Spitalit të Mitrovicës

 

Ai tha se pjesa më e madhe e spitalit janë ambulantiv, dy reparte funksionojnë në kuadër të QKMF-së, ndërsa sa i përket specializimeve ai thotë se reparti i dializës dhe reparti i pediatrisë ende nuk janë specializuar.

“Një pjesë e madhe e spitalit do të thotë janë ambulanta specialistike dhe dy reparte të plota funksionojnë në kuadër të QKMF-s shtëpisë së shëndetit që ka qenë më përpara. Reparti i dializës dhe reparti i pediatrisë janë dy reparte që ende nuk janë specializuar këtu”, tha ai

Ditë më parë në këtë spital kanë filluar punën 7 specialistë, 1 për mjek emergjent, 3 specialist pulmolog, 1 reumatolog, 1 obstetër- gjinekolog dhe 1 kirurg, por prapë ka mungesë të specialistëve.

Istrefi thotë se spitali ka nevojë për mjek specialist anesteziolog, urolog, neurolog, dhe oftalmolog.

Tutje ai thotë se dy mjek emergjent me dëshirë e kanë lëshuar punën, për shkak të shpenzimeve, sepse të dy kanë qenë të Prishtinës. Në kuadër të kësaj kanë hapur konkurs edhe për dy mjekë emergjent por, ka aplikuar vetëm një dhe atë e kanë pranuar.

Për një aparaturë e cila ka kushtuar 200 mijë euro, Istrefi thotë se u ka dalë në ndihmë ShSKUK-ja. Me barna Istrefi thotë se qëndrojnë stabil.

Ndërsa, sa i përket bashkëpunimit me spitalin në anën veriore të Mitrovicës drejtori potencon se nuk kanë bashkëpunim, dhe as të punësuar serb në spital.

Drejtori thotë se fatmirësisht probleme me komunitetin serb asnjëherë nuk kanë pasur.